CHAMERIA

Një libër që pret të botohet "ÇAMERI ZEMRA IME"


EDITOR: Pantheon Books
Newer Posts Older Posts Home
Subscribe to: Posts (Atom)

ALL VISITORS

TRANSLATE




Aktivistë çamë me presidentin amerikan Bill Clinton,
e para majtas veprimtarja Vera Gjata, Boston.

NOSTALGIA & TEARS FOR CHAMERIA

TRABOINI: KONTRAPUNT- Perse qan zemra ime?

ÇAMJA E BUKUR © TRABOINI FILM POEZI


hit counter

MIRËSERDHËT! SI TË KENI VIZITUAR FAQEN HYNI NE KËTË PORTË-LINK:


Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

EDITORIAL


Per shkak te shume perçarjeve qe kane ndodhur kohet e fundit ne mes te grupimeve te çameve ne Diaspore, kryesisht ne Europe, France Belgjike, Itali, si krijues i ketij blogu me emrin "Çameria" jam i detyruar te pohoj se ky blog eshte thjeshte nje dhurate qe une i bej çeshtjes çame e jo individeve. Per mua ka rendesi çeshtja e jo lidhjet a armiqesite personale te njerezeve. Duke pare se qenia ne Blogun Çameria te linkeve te nje prej grupimi, acaron grupimin tjeter po çam, jam i detyruar te ndermarr keto veprime:
1- Te mos ve ne kete blog asnje link te organizatave apo listave te grupimeve te ndryshme qe jane ne kundershti.
2- Te mos implikohem e te mbaj ane ne kete blog, ne asnje rast per asnje çeshtje qe mund te sjelle acarime te ndersjellta.
3- Te nenvizoj ne krye te blogut se hartimi i tij nuk ka te beje me asnje lloj grupimi dhe se :
I dedikohet vetem e vetem popullit te martirizuar çam sepse nuk mund te kete individ qe te dalin mbi popullin e vet, veç diktatoreve.

KOLEC TRABOINI
2 Dhjetor 2008

POPULAR POSTS

  • ÇAMËRIA - KALVARI I NJË POPULLIT TE PËRGJAKUR
    ÇAMËRIA KALVARI I NJË POPULLIT TË PËRGJAKUR "Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera...
  • ÇAMËRIA
    CHAMERIA Çameria geographically is situated on the to-day north-west Greece. This beautiful region, has a rich Albanian heritage and it...
  • CHAM QUESTION-ANGLO - AMERICAN COMMENTS
    ANGLO - AMERICAN COMMENTS THAT LIGHT ON THE PERSECUTION OF THE CHAMS IN THE YEARS 1944-1945 1. In 1944 the Chams were evicted from ...
  • ALBANIANS OF CHAMERIA IN THE FIGHT AGAINST THE NAZI-FASCIST INVADERS DURING WORLD WAR II
    ACTIVE PARTICIPATION OF THE ALBANIANS OF CHAMERIA IN THE FIGHT AGAINST THE NAZI-FASCIST INVADERS DURING WORLD WAR II - AN INCONTESTIBLE HIS...
  • MASSACRES AND ROBBERY PERPETRATED BY GREEK CHAUVINISM
    MASSACRES AND ROBBERY PERPETRATED BY GREEK CHAUVINISM AGAINST THE ALBANIAN POPULATION OF CHAMERIA (1940-1945) Killed persons: 1940...
  • GREECE: Document of the Committee of the Cham Albanians
    GREECE : Document of the Committee of the Cham Albanians IN EXILE, ON GREEK PERSECUTION OF THE CHAMS, SUBMITTED TO THE HUMAN RIGHTS COM...
  • "Gjurmë Çame" Tiranë 2004
    ÇAMET DHE FASHIZMI Nga SALI BOLLATI Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mb...
  • Profesorët grekë mbi gjenocidin ndaj çameve
    Profesorët grekë mbi gjenocidin ndaj çameve Studimi grekë: 50 mijë çamë u vranë e u dëbuan ARDIT BIDO Studimi, i cili solli të gjithë debati...
  • PER TE MOS MBETUR ÇESHTJA ÇAME NE UDHEKRYQ
    PER TE MOS MBETUR ÇESHTJA ÇAME NE UDHEKRYQ    Shkruar nga  KOLEC TRABOINI Kolec P. Traboini Chameria Blog Editor Veprimtari...
  • Një libër që pret të botohet "ÇAMERI ZEMRA IME"

VISITORE

POEZI PËR ÇAMËRINË

BILAL XHAFERRI

BILAL XHAFERRI (1937-1987)

Ballade çame

Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Çameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.

Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka çame
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndriçojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.

Pas shpinave tona perplas tufani
dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
Lamtumire, Çameri!

_____________________

Nga NAMIK MANE

ÇAMËRISË

Këtë natë të ftohtë shkurti, 1)
U ngarkova:
Plot me farëza lirie
Dhe u nisa për tek ty,
Që të mbjell në tokën tënde,
Këto farëza, Çamëri.

Nga Kosova fishekzjarret
Dritë, ditë, ma bëjnë rrugën,
Ndaj dhe unë nuk njoh pengesa,
Shpejt e shpejt, po vij tek ty,
Moj dhimbshuria ime,
E pathinjura, Çamëri.

Më djeg gjoksi prej shumë vitesh
Nga një mall që s'ka përmasa…
Dhe në u thafshin oqeanet
Se nxëjnë dot këtë mallin tim,
Vetëm ti mund ta mbash brenda,
Në gjoksin tënd, moj Çamëri.

Hapi krahët, prite birin,
Po të vjen…
Do shkëmbejmë ne të dy,
Fjalë bese, këtë mbrëmje:
Do t'i mbush unë gjithë kullotat,
Plot e plot, me klumushtore,
Se të pjellat, do i kemi,
Shumë të mbara këtë vit,
Dil, moj Çamëri, më prit!

1). 17 shkurt 2008, dita e Pavarësisë së Kosovës.
_________________________

EDHE GURËT NËN LUMË PIKOJNË GJAK

Nga

FATMIR TERZIU

Ende gurgullimat e Lumit të Fëmijëve janë veshëve të botës
Lumit Kalamai, që u shndërrua në lumë lotësh
Lumit që i rrijnë qindra krenari kurorëgjelbërta sipër kokës
Lumi që ende ka nder nurin e moçëm rrethues e joshës.

Lumi Kalamai, ka mbetur dëshmitar i zjarrtë
Ai është i zgjuar, kurrë nuk fle lumi
Mban strukur historinë e popullit Kryelartë
Në çdo kthenajë e në çdo sjellnajë që koha i pruni.

Ca njolla gjaku kur nuk u fshinë nën lumë
Si tufa lulëkuqesh përflaken ditën
Dhe kur tërë Çamëria është disi në gjumë
Ata ngrenë kokat të lëshojnë dritën.

Një këngë Çame ka kohë që s'pushon
Aty anës lumit durimtar, Lumit Kalamai
Ka kohë që mijëra zemra mallkojnë
'Djallin' që nga vatra shekullore i largoi.

Dhe kënga pastaj oshëtin Gjirit të Prevezës
Maleve krenare gri e flokëthinjur
Deri sa nata lëshon kthetrat e së zezës
Dhe drita është gati duke ikur.

Refren i një kohe të gjatë
Kjo këngë e Lumit plak
Që dirigjohet me ditë e me natë
Aty ku edhe gurët nën lumë pikojnë gjak…

_________________________
Shterojmë lumenjtë që na kanë ndarë

nga FATOS MERO RRAPAJ

A do ta shoh më Çamërinë?!
Me lot në sy i thashë gjyshit:
Tregomë o gjysh, aman,
A do ta shoh më Çamërinë,
Dhe detin Jonian?
Shpresën ta kemi-më tha gjyshi
Do shkojmë në Çamëri,
Do vinë o bir kohë të reja,
Do lindë diell i ri?
Dhe për at' gjak që po shkon lumë,
Në Çamërinë martire,
Përmbi helenët e pabesë,
Do shndrisë shpata ilire,
Ne do fitojmë kur do të ngrihet
Më këmbë çdo shqiptar,
Dhe kur me ne të jetë bashkuar,
Kreshniku kosovar.
C'merr Çamëria, fush'e male,
Dhe Bregu:Fusha e Zonjës
Asnjë pëllëmbë ne s'do lëmë,
Nën' kthetrat e ujkonjës…
Ja, më të djathtë po shkojnë çeta,
Të mbrojnë atë krah,
Të mos na dalë greku tek ura,
Mbi lumin Kalama.
Hasmi po vjen si re e zezë,
Mbi çamë kërkon të bjerë,
Greku me top e me mortaja,
Ata me maliherë.
Rreptë po lufton kjo Çamëria,
Është gjaku i arbëreshit,
Ajo s'njeh luftë pozicioni,
Po veç me pallë sheshit.
Po vinë shqiponjat nga Kurilla,
Nga dulga e nga Bozhuri,
Nga Kladhi i madh e nga Malshinji
Nga Roka, kaza Lluri.
Ja, kush po vjen nga Qafa e Botës,
Duro Balua atdhetar,
Seç po i prin përpara çetës
Me flamurin shqiptar.
Po pse me flamurin e shpalosur,
Shqiponja jonë ësht'nxirë?
Se bijt' e saj i ka shfarosur,
Armiku i pështirë.
Ndaj shumë ajo është egërsuar,
Nga zemra i kullon gjak;
Ky gjak që fushën ka mbuluar
Na thërret të marrim hak…

__________________

Çamëri, Vendlindja ime

nga MEHMET ISMAIL SEJKO

Çamëri, vendlindja ime,
Në ëndërr po të shoh shpesh,
Më dalin para vegime:
Shtëpitë tona bërë shesh.

Bërë shesh, rrafshuar farë,
Prishur qivure e varre,
Shembur xhami e minare,
Nga ajo klikë gjakatare.

Lotët po më rrjedhin lumë,
Nga malli që kam për ty,
Jemi dëshiruar shumë,
Të të shoh prapë me sy…

______________________

Abdullah Zeneli
Prishtinë

ÇAMËRI!

Elegji...

Qamë i vjetër qamë i ri
Qamë kur sekush tha ik
Qamë se s’mbet njeri
Atje në të largtën Çamëri

Qamë me lotin e mbramë
Qamë me syrin shterë
Qamë nën retë sterrë
Atje në të largtën Çamëri

Qamë për varret me kryq e hënë
Qamë për djepin dhepërmbysur
Qamë për pragun mbuluar ferrishte
Atje në të largtën Çamëri

Qamë Faik e Ali, Boçar e Bubulinë
Qamë Janinë, Artë e Konicë
Qamë Dodonë dhe Sulin e patrembur
Atje në të largtën Çamëri

Qamë kolonat e pafundme deshë e dathë
Qamë nënën që foshnjën nuk e di ku e la
Qamë për kërthirin që prindin nuk di ku e ka
Atje në të largtën Çamëri

Ç’qamë kur të çanë Çamëri!
Po ti rron si sot si dje si gjithmonë
Edhe kur të tjerët të kanë mëri
Atje në të largtën Çamëri

__________________

nga ILIRIANA SULKUQI

Çamëri, dritë syri

Ma plasën dritën e syrit
Thërrime ma bënë historinë…
Nuk e di

ku linda,
u rrita-

Shqipëria m’ësht’nënë
a djep, Çamëria?
M’u plas drita e syrit,

Duke parë ëndrra përtej ëndrrës…

Vatra ime

që zjarrin ta ftohën,
Po më ndez me prushin e tokës!
-maj, 2000-

Marko Boçari

(Në Hanià – Kretë, një rrugë mban emrin e tij)

Se ku më ike,

Marko Boçari….
Se ku të mërguan,

pa më thënë!
Të dashuruar me idhujt
e tokës sonë-

tokën,

nga zilia,

na e ndanë...
Të erdha mërgimthi

Gjeneral Marko Boçari,

kaq pranë.

-Kretë, 1997-



___________________

KËTA  KRALËT  EVROPIANË

Këta kralët evropianë,
Në male përmbi Sajadhë,
Vunë një nishan të bardhë,
Për të dhezur shamatanë,
Shqipëria me junanë,
Çamërinë e lanë mënjanë,
Dhe Kosovën me serbijanë,
Ti pse klanë moj Çamëri,
Ç’të mos klajë mojShqipëri,
Gjithë huduti i Çamërisë,
I mbeti resto Greqisë,
Shqipëri tre vilajeta
Në mes kraleve mbete,
Shqipëri,t’paça fal,
Të kam nënë e më ke djalë.

Këngë popullore çame

Aristidh P.Kolia - Link foto Blog


..http://aristidhkolia.blogspot.com


Vajzë nga Camëria/ Katerina-Roza
vajza e Marko Boçarit
____________________________

STOP GENOCIDE! LIVE PEOPLE TO GO BACK IN CHAMERIA!

Greek crimes in Epirus against Ethnic Arvanites - Albanians

CELO MEZANI - Cham Anathem Song

SONG FOR MOTHER CHAMERIA

  • Shoqata e te drejtave te njeriut Çameria

Blog Archive

  • ▼  2013 (1)
    • ▼  December (1)
      • Një libër që pret të botohet "ÇAMERI ZEMRA IME"
  • ►  2012 (1)
    • ►  June (1)
  • ►  2008 (8)
    • ►  March (8)

Punch a pictures - movie-film link

Punch a pictures - movie-film link

EDITOR

  • Pantheon Books
  • traboini
Watermark theme. Theme images by i-bob. Powered by Blogger.